Quran Touch

سُورَةُ غافر

Sure Al-Ghaafir

Sure 40 · 85 ajete · Mekase · Xhuzet 24 · Mus-hafi Faqja 467–476 · Hizb 47–48

Dëgjo suren e plotë Recituesi: Mishary Rashid Alafasy
Aa
Fjalë për fjalë

  1. 40:1
    ۝١

    Ha, Mimë.

  2. 40:2
    ۝٢

    Shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit.

  3. 40:3
    ۝٣

    I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.

  4. 40:4
    ۝٤

    Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.

  5. 40:5
    ۝٥

    Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?

  6. 40:6
    ۝٦

    Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.

  7. 40:7
    ۝٧

    Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti yna, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!

  8. 40:8
    ۝٨

    Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjesi, i urti!

  9. 40:9
    ۝٩

    dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh”.

  10. 40:10
    ۝١٠

    S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”.

  11. 40:11
    ۝١١

    Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?”

  12. 40:12
    ۝١٢

    ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!

  13. 40:13
    ۝١٣

    Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.

  14. 40:14
    ۝١٤

    Pra, adhuronie All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).

  15. 40:15
    ۝١٥

    Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).

  16. 40:16
    ۝١٦

    Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!

  17. 40:17
    ۝١٧

    Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.

  18. 40:18
    ۝١٨

    ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon fjala.

  19. 40:19
    ۝١٩

    Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.

  20. 40:20
    ۝٢٠

    All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër po Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.

  21. 40:21
    ۝٢١

    A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të All-llahut.

  22. 40:22
    ۝٢٢

    E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.

  23. 40:23
    ۝٢٣

    Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,

  24. 40:24
    ۝٢٤

    te faraoni dhe te Hamanit e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjshtar!”

  25. 40:25
    ۝٢٥

    Kur ua solli ia të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”.

  26. 40:26
    ۝٢٦

    Faraoni tha: “më lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”

  27. 40:27
    ۝٢٧

    Musai tha: “Unë iu kam mbështëtur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjrgjësisë!”

  28. 40:28
    ۝٢٨

    Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t’ju godit diçka nga ajo që ai ju premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.

  29. 40:29
    ۝٢٩

    O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? “Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!”

  30. 40:30
    ۝٣٠

    Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: “O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!”

  31. 40:31
    ۝٣١

    Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën pdrejtë ndaj rbërve.

  32. 40:32
    ۝٣٢

    O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),

  33. 40:33
    ۝٣٣

    Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.

  34. 40:34
    ۝٣٤

    Edhe Jusufi, qush herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: “All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!” Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrennuar, i dyshimtë.

  35. 40:35
    ۝٣٥

    Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.

  36. 40:36
    ۝٣٦

    E faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët.

  37. 40:37
    ۝٣٧

    Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës”. Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra etij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.

  38. 40:38
    ۝٣٨

    Ai që kishte besuar tha: “O populli im, ejani pas meje, e unë t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë!

  39. 40:39
    ۝٣٩

    O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.

  40. 40:40
    ۝٤٠

    Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.

  41. 40:41
    ۝٤١

    Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm?

  42. 40:42
    ۝٤٢

    Më thirrni ta mohoj All-llahun dh adhuroj atë që nuk di asgjë për të i gjithfuqishmi, më katfalësi!

  43. 40:43
    ۝٤٣

    Është e vërtetë se atij te icili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, s’ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banus të zjarrit.

  44. 40:44
    ۝٤٤

    Juve do t’ju bjerë ndërmend çka po u them, e çështjen tme ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!”

  45. 40:45
    ۝٤٥

    Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.

  46. 40:46
    ۝٤٦

    Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!”

  47. 40:47
    ۝٤٧

    Dhe (përkujto) ur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: “Ne kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?”

  48. 40:48
    ۝٤٨

    Ata që kishin qenë pari thonë: “Ne të gjithë jëmi në të!” All-llahu ka vendosr në mënyrë të prerë në mes njerëzve”.

  49. 40:49
    ۝٤٩

    Dhe ata, që janë në në zjarr, rojës së Xhehennemit i thonë: “Lutnie Zotin tuaj të na e lehtësoj dënimin, bile një ditë!”

  50. 40:50
    ۝٥٠

    Ata u thonë: “A nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!” E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!”

  51. 40:51
    ۝٥١

    Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.

  52. 40:52
    ۝٥٢

    Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq.

  53. 40:53
    ۝٥٣

    Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.

  54. 40:54
    ۝٥٤

    Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.

  55. 40:55
    ۝٥٥

    Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.

  56. 40:56
    ۝٥٦

    Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh.

  57. 40:57
    ۝٥٧

    S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

  58. 40:58
    ۝٥٨

    Nuk është e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.

  59. 40:59
    ۝٥٩

    Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumca e njerëzve nuk besojnë.

  60. 40:60
    ۝٦٠

    Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”.

  61. 40:61
    ۝٦١

    All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.

  62. 40:62
    ۝٦٢

    Ky është All-llahu, Zoti, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?

  63. 40:63
    ۝٦٣

    Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.

  64. 40:64
    ۝٦٤

    All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!

  65. 40:65
    ۝٦٥

    Ai është i përjetshmi, s’ka zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të gjithësisë.

  66. 40:66
    ۝٦٦

    Thuaj: “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të çdo krijese”.

  67. 40:67
    ۝٦٧

    Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnjë e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.

  68. 40:68
    ۝٦٨

    Ai është që jep jetë dhe sjellë vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: “bëhu”, e ajo menjëherë bëhet.

  69. 40:69
    ۝٦٩

    A nuk i sheh ata që kundërshtojën argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?

  70. 40:70
    ۝٧٠

    Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.

  71. 40:71
    ۝٧١

    Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.

  72. 40:72
    ۝٧٢

    Atyre do t’u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten.

  73. 40:73
    ۝٧٣

    Mandej atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,

  74. 40:74
    ۝٧٤

    pos All-llahut?” Ata thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.

  75. 40:75
    ۝٧٥

    Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejt në dynja (duke bërë mëkate etj.) edhe për shkakse krenoheshit (me mendjemadhësi).

  76. 40:76
    ۝٧٦

    Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!

  77. 40:77
    ۝٧٧

    Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Neose do të bëjmë të shohishdiçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.

  78. 40:78
    ۝٧٨

    Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.

  79. 40:79
    ۝٧٩

    All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshëët që disave t’u hipni prej disave të ushqeheni.

  80. 40:80
    ۝٨٠

    Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera, dhe përmes tyre t’i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni).

  81. 40:81
    ۝٨١

    Dhe Ai është që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve të All-llahut e mohoni?

  82. 40:82
    ۝٨٢

    A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si prfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë. por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë.

  83. 40:83
    ۝٨٣

    Kur u erdhën atyre të dërgiarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.

  84. 40:84
    ۝٨٤

    E kur e panë dënimin tonë, thanë: “Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që i ia shoqëronim”.

  85. 40:85
    ۝٨٥

    Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kheshëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët.

Përkthimi: Sherif Ahmeti (Sherif Ahmeti) — Burimi: Tanzil.net

Lexoni në gjuhë të tjera

EnglishالعربيةবাংলাاردوBahasa IndonesiaTürkçeFrançaisBahasa MelayuفارسیNederlandsHausaРусскийKiswahili中文ไทย