Quran Touch

سُورَةُ الشمس

Sure Ash-Shams

Sure 91 · 15 ajete · Mekase · Xhuzet 30 · Mus-hafi Faqja 595 · Hizb 60

Dëgjo suren e plotë Recituesi: Mishary Rashid Alafasy
Aa
Fjalë për fjalë

  1. 91:1
    ۝١

    Pasha diellin dhe dritën e tij!

  2. 91:2
    ۝٢

    Pasha hënën kur vjen pas tij!

  3. 91:3
    ۝٣

    Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!

  4. 91:4
    ۝٤

    Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!

  5. 91:5
    ۝٥

    Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!

  6. 91:6
    ۝٦

    Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!

  7. 91:7
    ۝٧

    Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!

  8. 91:8
    ۝٨

    Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.

  9. 91:9
    ۝٩

    Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.

  10. 91:10
    ۝١٠

    E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.

  11. 91:11
    ۝١١

    Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.

  12. 91:12
    ۝١٢

    Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.

  13. 91:13
    ۝١٣

    e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.

  14. 91:14
    ۝١٤

    Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,

  15. 91:15
    ۝١٥

    Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).

Përkthimi: Sherif Ahmeti (Sherif Ahmeti) — Burimi: Tanzil.net

Lexoni në gjuhë të tjera

EnglishالعربيةবাংলাاردوBahasa IndonesiaTürkçeFrançaisBahasa MelayuفارسیNederlandsHausaРусскийKiswahili中文ไทย