-
77:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلْمُرْسَلَٰتِ عُرْفًا
١ Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!
-
77:2
فَٱلْعَٰصِفَٰتِ عَصْفًا
٢ Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
-
77:3
وَٱلنَّٰشِرَٰتِ نَشْرًا
٣ Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
-
77:4
فَٱلْفَٰرِقَٰتِ فَرْقًا
٤ Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
-
77:5
فَٱلْمُلْقِيَٰتِ ذِكْرًا
٥ Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).
-
77:6
عُذْرًا أَوْ نُذْرًا
٦ Si arsyetim ose si vërejtje.
-
77:7
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٌ
٧ S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.
-
77:8
فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتْ
٨ Kur yjet të shuhen.
-
77:9
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتْ
٩ Dhe kur qielli të hapet,
-
77:10
وَإِذَا ٱلْجِبَالُ نُسِفَتْ
١٠ Dhe kur kodrat të copëtohen,
-
77:11
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتْ
١١ Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha?
-
77:12
لِأَىِّ يَوْمٍ أُجِّلَتْ
١٢ E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
-
77:13
لِيَوْمِ ٱلْفَصْلِ
١٣ Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
-
77:14
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ
١٤ E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
-
77:15
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
١٥ Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
-
77:16
أَلَمْ نُهْلِكِ ٱلْأَوَّلِينَ
١٦ A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm?
-
77:17
ثُمَّ نُتْبِعُهُمُ ٱلْـَٔاخِرِينَ
١٧ Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
-
77:18
كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِٱلْمُجْرِمِينَ
١٨ Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
-
77:19
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
١٩ Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
- Faqja 581
-
77:20
أَلَمْ نَخْلُقكُّم مِّن مَّآءٍ مَّهِينٍ
٢٠ A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
-
77:21
فَجَعَلْنَٰهُ فِى قَرَارٍ مَّكِينٍ
٢١ Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
-
77:22
إِلَىٰ قَدَرٍ مَّعْلُومٍ
٢٢ Për deri në një kohë të caktuar.
-
77:23
فَقَدَرْنَا فَنِعْمَ ٱلْقَٰدِرُونَ
٢٣ Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
-
77:24
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٢٤ Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
-
77:25
أَلَمْ نَجْعَلِ ٱلْأَرْضَ كِفَاتًا
٢٥ A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
-
77:26
أَحْيَآءً وَأَمْوَٰتًا
٢٦ Të gjallë dhe të vdekur?
-
77:27
وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ شَٰمِخَٰتٍ وَأَسْقَيْنَٰكُم مَّآءً فُرَاتًا
٢٧ Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
-
77:28
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٢٨ Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,.
-
77:29
ٱنطَلِقُوٓا۟ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
٢٩ (u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë.
-
77:30
ٱنطَلِقُوٓا۟ إِلَىٰ ظِلٍّ ذِى ثَلَٰثِ شُعَبٍ
٣٠ Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime.
-
77:31
لَّا ظَلِيلٍ وَلَا يُغْنِى مِنَ ٱللَّهَبِ
٣١ Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
-
77:32
إِنَّهَا تَرْمِى بِشَرَرٍ كَٱلْقَصْرِ
٣٢ Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
-
77:33
كَأَنَّهُۥ جِمَٰلَتٌ صُفْرٌ
٣٣ E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
-
77:34
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٣٤ Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
-
77:35
هَٰذَا يَوْمُ لَا يَنطِقُونَ
٣٥ Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
-
77:36
وَلَا يُؤْذَنُ لَهُمْ فَيَعْتَذِرُونَ
٣٦ Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
-
77:37
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٣٧ Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
-
77:38
هَٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ۖ جَمَعْنَٰكُمْ وَٱلْأَوَّلِينَ
٣٨ Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
-
77:39
فَإِن كَانَ لَكُمْ كَيْدٌ فَكِيدُونِ
٣٩ Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
-
77:40
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٤٠ Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
-
77:41
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى ظِلَٰلٍ وَعُيُونٍ
٤١ Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
-
77:42
وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ
٤٢ Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
-
77:43
كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ هَنِيٓـًٔۢا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
٤٣ Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
-
77:44
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ
٤٤ Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
-
77:45
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٤٥ Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.
-
77:46
كُلُوا۟ وَتَمَتَّعُوا۟ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجْرِمُونَ
٤٦ Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
-
77:47
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٤٧ Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
-
77:48
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرْكَعُوا۟ لَا يَرْكَعُونَ
٤٨ Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
-
77:49
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
٤٩ Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.
-
77:50
فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَهُۥ يُؤْمِنُونَ
٥٠ Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?