Quran Touch

سُورَةُ الانسان

Sure Al-Insaan

Sure 76 · 31 ajete · Medinase · Xhuzet 29 · Mus-hafi Faqja 578–580 · Hizb 58

Dëgjo suren e plotë Recituesi: Mishary Rashid Alafasy
Aa
Fjalë për fjalë

  1. 76:1
    ۝١

    Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur.

  2. 76:2
    ۝٢

    Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.

  3. 76:3
    ۝٣

    Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.

  4. 76:4
    ۝٤

    Ne për jobesimtërët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.

  5. 76:5
    ۝٥

    S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).

  6. 76:6
    ۝٦

    Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.

  7. 76:7
    ۝٧

    Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.

  8. 76:8
    ۝٨

    Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër.

  9. 76:9
    ۝٩

    Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.

  10. 76:10
    ۝١٠

    Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është sshumë vështirë.

  11. 76:11
    ۝١١

    Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.

  12. 76:12
    ۝١٢

    Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.

  13. 76:13
    ۝١٣

    Aty janë të mbështetur në koltukë dh aty nk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

  14. 76:14
    ۝١٤

    Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qaur shumë afër.

  15. 76:15
    ۝١٥

    Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme.

  16. 76:16
    ۝١٦

    Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).

  17. 76:17
    ۝١٧

    Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).

  18. 76:18
    ۝١٨

    (nga) burimi aty që queht selsebil (i lehtë në të pimë).

  19. 76:19
    ۝١٩

    Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margairtarë të dërdhur.

  20. 76:20
    ۝٢٠

    Dhe kur të shikosh sty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh.

  21. 76:21
    ۝٢١

    Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stoliur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre ujep të pijnë pije të pastër.

  22. 76:22
    ۝٢٢

    Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm.

  23. 76:23
    ۝٢٣

    Ne të shpallëm ty Kur’anin në intervale (pjesë-pjesë).

  24. 76:24
    ۝٢٤

    Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.

  25. 76:25
    ۝٢٥

    Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.

  26. 76:26
    ۝٢٦

    Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.

  27. 76:27
    ۝٢٧

    Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.

  28. 76:28
    ۝٢٨

    Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.

  29. 76:29
    ۝٢٩

    Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.

  30. 76:30
    ۝٣٠

    Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.

  31. 76:31
    ۝٣١

    Ai atë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.

Përkthimi: Sherif Ahmeti (Sherif Ahmeti) — Burimi: Tanzil.net

Lexoni në gjuhë të tjera

EnglishالعربيةবাংলাاردوBahasa IndonesiaTürkçeFrançaisBahasa MelayuفارسیNederlandsHausaРусскийKiswahili中文ไทย