-
75:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ لَآ أُقْسِمُ بِيَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ
١ Betohem në ditën e kijametit;
-
75:2
وَلَآ أُقْسِمُ بِٱلنَّفْسِ ٱللَّوَّامَةِ
٢ Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
-
75:3
أَيَحْسَبُ ٱلْإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجْمَعَ عِظَامَهُۥ
٣ A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
-
75:4
بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّىَ بَنَانَهُۥ
٤ Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
-
75:5
بَلْ يُرِيدُ ٱلْإِنسَٰنُ لِيَفْجُرَ أَمَامَهُۥ
٥ Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
-
75:6
يَسْـَٔلُ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلْقِيَٰمَةِ
٦ Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”
-
75:7
فَإِذَا بَرِقَ ٱلْبَصَرُ
٧ E, kur të merren sytë (të parët)?
-
75:8
وَخَسَفَ ٱلْقَمَرُ
٨ E të zëhet hëna (errësohet),
-
75:9
وَجُمِعَ ٱلشَّمْسُ وَٱلْقَمَرُ
٩ Dhe të bashkohet dielli e hëna.
-
75:10
يَقُولُ ٱلْإِنسَٰنُ يَوْمَئِذٍ أَيْنَ ٱلْمَفَرُّ
١٠ Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”
-
75:11
كَلَّا لَا وَزَرَ
١١ Jo, nuk ka strehim!
-
75:12
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ ٱلْمُسْتَقَرُّ
١٢ Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
-
75:13
يُنَبَّؤُا۟ ٱلْإِنسَٰنُ يَوْمَئِذٍۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ
١٣ Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
-
75:14
بَلِ ٱلْإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفْسِهِۦ بَصِيرَةٌ
١٤ Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
-
75:15
وَلَوْ أَلْقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ
١٥ Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
-
75:16
لَا تُحَرِّكْ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِۦٓ
١٦ Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
-
75:17
إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُۥ وَقُرْءَانَهُۥ
١٧ Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
-
75:18
فَإِذَا قَرَأْنَٰهُ فَٱتَّبِعْ قُرْءَانَهُۥ
١٨ E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
-
75:19
ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُۥ
١٩ Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
- Faqja 578
-
75:20
كَلَّا بَلْ تُحِبُّونَ ٱلْعَاجِلَةَ
٢٠ Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
-
75:21
وَتَذَرُونَ ٱلْـَٔاخِرَةَ
٢١ Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
-
75:22
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ
٢٢ Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
-
75:23
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌ
٢٣ Që Zotin e tyre e shikojnë.
-
75:24
وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍۭ بَاسِرَةٌ
٢٤ Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
-
75:25
تَظُنُّ أَن يُفْعَلَ بِهَا فَاقِرَةٌ
٢٥ Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
-
75:26
كَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِىَ
٢٦ Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
-
75:27
وَقِيلَ مَنْ ۜ رَاقٍ
٢٧ Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?”
-
75:28
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلْفِرَاقُ
٢٨ Dhe ai bindet se ai po ndahet.
-
75:29
وَٱلْتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ
٢٩ E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).
-
75:30
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ ٱلْمَسَاقُ
٣٠ Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
-
75:31
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ
٣١ E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
-
75:32
وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
٣٢ Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
-
75:33
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ
٣٣ Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
-
75:34
أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰ
٣٤ Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).
-
75:35
ثُمَّ أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰٓ
٣٥ Edhe nje herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë!
-
75:36
أَيَحْسَبُ ٱلْإِنسَٰنُ أَن يُتْرَكَ سُدًى
٣٦ A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
-
75:37
أَلَمْ يَكُ نُطْفَةً مِّن مَّنِىٍّ يُمْنَىٰ
٣٧ A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.
-
75:38
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ
٣٨ E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
-
75:39
فَجَعَلَ مِنْهُ ٱلزَّوْجَيْنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰٓ
٣٩ Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
-
75:40
أَلَيْسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحْـِۧىَ ٱلْمَوْتَىٰ
٤٠ A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?