-
100:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلْعَٰدِيَٰتِ ضَبْحًا
١ Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
-
100:2
فَٱلْمُورِيَٰتِ قَدْحًا
٢ E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
-
100:3
فَٱلْمُغِيرَٰتِ صُبْحًا
٣ Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
-
100:4
فَأَثَرْنَ بِهِۦ نَقْعًا
٤ E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
-
100:5
فَوَسَطْنَ بِهِۦ جَمْعًا
٥ Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
-
100:6
إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٌ
٦ Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
-
100:7
وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌ
٧ Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).
-
100:8
وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلْخَيْرِ لَشَدِيدٌ
٨ Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
-
100:9
۞ أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِى ٱلْقُبُورِ
٩ A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza?
- Faqja 600
-
100:10
وَحُصِّلَ مَا فِى ٱلصُّدُورِ
١٠ Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
-
100:11
إِنَّ رَبَّهُم بِهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّخَبِيرٌۢ
١١ E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.