-
69:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلْحَآقَّةُ
١ Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
-
69:2
مَا ٱلْحَآقَّةُ
٢ ç’është kijameti?
-
69:3
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْحَآقَّةُ
٣ çka të mësoi ty se ç’është kijameti?
-
69:4
كَذَّبَتْ ثَمُودُ وَعَادٌۢ بِٱلْقَارِعَةِ
٤ Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
-
69:5
فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهْلِكُوا۟ بِٱلطَّاغِيَةِ
٥ Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
-
69:6
وَأَمَّا عَادٌ فَأُهْلِكُوا۟ بِرِيحٍ صَرْصَرٍ عَاتِيَةٍ
٦ Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
-
69:7
سَخَّرَهَا عَلَيْهِمْ سَبْعَ لَيَالٍ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومًا فَتَرَى ٱلْقَوْمَ فِيهَا صَرْعَىٰ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ خَاوِيَةٍ
٧ Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.
-
69:8
فَهَلْ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٍ
٨ A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
- Faqja 567
-
69:9
وَجَآءَ فِرْعَوْنُ وَمَن قَبْلَهُۥ وَٱلْمُؤْتَفِكَٰتُ بِٱلْخَاطِئَةِ
٩ Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
-
69:10
فَعَصَوْا۟ رَسُولَ رَبِّهِمْ فَأَخَذَهُمْ أَخْذَةً رَّابِيَةً
١٠ Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).
-
69:11
إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلْمَآءُ حَمَلْنَٰكُمْ فِى ٱلْجَارِيَةِ
١١ Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
-
69:12
لِنَجْعَلَهَا لَكُمْ تَذْكِرَةً وَتَعِيَهَآ أُذُنٌ وَٰعِيَةٌ
١٢ Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
-
69:13
فَإِذَا نُفِخَ فِى ٱلصُّورِ نَفْخَةٌ وَٰحِدَةٌ
١٣ E kur të fryhet në surë një e fryeme.
-
69:14
وَحُمِلَتِ ٱلْأَرْضُ وَٱلْجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةً وَٰحِدَةً
١٤ Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.
-
69:15
فَيَوْمَئِذٍ وَقَعَتِ ٱلْوَاقِعَةُ
١٥ Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
-
69:16
وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِىَ يَوْمَئِذٍ وَاهِيَةٌ
١٦ E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.
-
69:17
وَٱلْمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرْجَآئِهَا ۚ وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍ ثَمَٰنِيَةٌ
١٧ Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
-
69:18
يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَىٰ مِنكُمْ خَافِيَةٌ
١٨ Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
-
69:19
فَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقْرَءُوا۟ كِتَٰبِيَهْ
١٩ Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librin tim!”
-
69:20
إِنِّى ظَنَنتُ أَنِّى مُلَٰقٍ حِسَابِيَهْ
٢٠ Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.
-
69:21
فَهُوَ فِى عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ
٢١ Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
-
69:22
فِى جَنَّةٍ عَالِيَةٍ
٢٢ Në një Xhennet të lartë.
-
69:23
قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ
٢٣ Pemët e tij i ka krejt afër.
-
69:24
كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ هَنِيٓـًٔۢا بِمَآ أَسْلَفْتُمْ فِى ٱلْأَيَّامِ ٱلْخَالِيَةِ
٢٤ (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
-
69:25
وَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيْتَنِى لَمْ أُوتَ كِتَٰبِيَهْ
٢٥ Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
-
69:26
وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ
٢٦ Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
-
69:27
يَٰلَيْتَهَا كَانَتِ ٱلْقَاضِيَةَ
٢٧ Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
-
69:28
مَآ أَغْنَىٰ عَنِّى مَالِيَهْ ۜ
٢٨ Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
-
69:29
هَلَكَ عَنِّى سُلْطَٰنِيَهْ
٢٩ U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
-
69:30
خُذُوهُ فَغُلُّوهُ
٣٠ U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat!
-
69:31
ثُمَّ ٱلْجَحِيمَ صَلُّوهُ
٣١ Pastaj atë shtinie në Xhehennem...
-
69:32
ثُمَّ فِى سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَٱسْلُكُوهُ
٣٢ Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
-
69:33
إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ ٱلْعَظِيمِ
٣٣ Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
-
69:34
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلْمِسْكِينِ
٣٤ Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit.
- Faqja 568
-
69:35
فَلَيْسَ لَهُ ٱلْيَوْمَ هَٰهُنَا حَمِيمٌ
٣٥ Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
-
69:36
وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍ
٣٦ As ushqim tjetër përveç të të shplarave.
-
69:37
لَّا يَأْكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلْخَٰطِـُٔونَ
٣٧ Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
-
69:38
فَلَآ أُقْسِمُ بِمَا تُبْصِرُونَ
٣٨ Pra Unë betohem në atë që e shihni!
-
69:39
وَمَا لَا تُبْصِرُونَ
٣٩ Edhe në atë që nuk e shihni!
-
69:40
إِنَّهُۥ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ
٤٠ Se me të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
-
69:41
وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَاعِرٍ ۚ قَلِيلًا مَّا تُؤْمِنُونَ
٤١ Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
-
69:42
وَلَا بِقَوْلِ كَاهِنٍ ۚ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ
٤٢ Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
-
69:43
تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ
٤٣ Është zbritje prej Zotit të botëve!
-
69:44
وَلَوْ تَقَوَّلَ عَلَيْنَا بَعْضَ ٱلْأَقَاوِيلِ
٤٤ Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
-
69:45
لَأَخَذْنَا مِنْهُ بِٱلْيَمِينِ
٤٥ Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
-
69:46
ثُمَّ لَقَطَعْنَا مِنْهُ ٱلْوَتِينَ
٤٦ E pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.
-
69:47
فَمَا مِنكُم مِّنْ أَحَدٍ عَنْهُ حَٰجِزِينَ
٤٧ Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
-
69:48
وَإِنَّهُۥ لَتَذْكِرَةٌ لِّلْمُتَّقِينَ
٤٨ Ai (kur’ani) është këshillë për të ruajturit.
-
69:49
وَإِنَّا لَنَعْلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ
٤٩ S’ka dyshim se Ne dijmë që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë.
-
69:50
وَإِنَّهُۥ لَحَسْرَةٌ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ
٥٠ Ai (Kur’ani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët.
-
69:51
وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلْيَقِينِ
٥١ Ai është e vërtetë bindëse!
-
69:52
فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ
٥٢ Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!