Quran Touch

سُورَةُ المنافقون

Sure Al-Munaafiqoon

Sure 63 · 11 ajete · Medinase · Xhuzet 28 · Mus-hafi Faqja 554–555 · Hizb 56

Dëgjo suren e plotë Recituesi: Mishary Rashid Alafasy
Aa
Fjalë për fjalë

  1. 63:1
    ۝١

    Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).

  2. 63:2
    ۝٢

    Ata betimin e tyre e bëjnë për t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që ata bënë është shumë keq.

  3. 63:3
    ۝٣

    Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.

  4. 63:4
    ۝٤

    E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!

  5. 63:5
    ۝٥

    E kur u thuhet: “Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.

  6. 63:6
    ۝٦

    Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t’i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.

  7. 63:7
    ۝٧

    Ata janë që u thonë (vendasve të Medinës): “Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen!. Po, te All-llahu janë pasuritë (depot) e iqejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar”.

  8. 63:8
    ۝٨

    Ata thonë: “Nëse do të kthehemi (prej gjuhës me beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti pa tjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!” (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.

  9. 63:9
    ۝٩

    O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.

  10. 63:10
    ۝١٠

    Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mira!”

  11. 63:11
    ۝١١

    Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.

Përkthimi: Sherif Ahmeti (Sherif Ahmeti) — Burimi: Tanzil.net

Lexoni në gjuhë të tjera

EnglishالعربيةবাংলাاردوBahasa IndonesiaTürkçeFrançaisBahasa MelayuفارسیNederlandsHausaРусскийKiswahili中文ไทย