-
56:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِذَا وَقَعَتِ ٱلْوَاقِعَةُ
١ E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
-
56:2
لَيْسَ لِوَقْعَتِهَا كَاذِبَةٌ
٢ Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë.
-
56:3
خَافِضَةٌ رَّافِعَةٌ
٣ Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).
-
56:4
إِذَا رُجَّتِ ٱلْأَرْضُ رَجًّا
٤ (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
-
56:5
وَبُسَّتِ ٱلْجِبَالُ بَسًّا
٥ E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.
-
56:6
فَكَانَتْ هَبَآءً مُّنۢبَثًّا
٦ E bëhen pluhur i shpërndarë.
-
56:7
وَكُنتُمْ أَزْوَٰجًا ثَلَٰثَةً
٧ Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
-
56:8
فَأَصْحَٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ مَآ أَصْحَٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ
٨ E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
-
56:9
وَأَصْحَٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ مَآ أَصْحَٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ
٩ Po të majtit, kush janë ata të majtit?
-
56:10
وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ
١٠ Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
-
56:11
أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلْمُقَرَّبُونَ
١١ Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
-
56:12
فِى جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
١٢ Janë në Xhennetet e begatshme.
-
56:13
ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ
١٣ (ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
-
56:14
وَقَلِيلٌ مِّنَ ٱلْـَٔاخِرِينَ
١٤ E janë pak prej të mëvonshmëve.
-
56:15
عَلَىٰ سُرُرٍ مَّوْضُونَةٍ
١٥ Janë në shtretër të qendisur me ar.
-
56:16
مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيْهَا مُتَقَٰبِلِينَ
١٦ Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
- Faqja 535
-
56:17
يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَٰنٌ مُّخَلَّدُونَ
١٧ Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
-
56:18
بِأَكْوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأْسٍ مِّن مَّعِينٍ
١٨ Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
-
56:19
لَّا يُصَدَّعُونَ عَنْهَا وَلَا يُنزِفُونَ
١٩ Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen.
-
56:20
وَفَٰكِهَةٍ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ
٢٠ Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
-
56:21
وَلَحْمِ طَيْرٍ مِّمَّا يَشْتَهُونَ
٢١ Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
-
56:22
وَحُورٌ عِينٌ
٢٢ Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
-
56:23
كَأَمْثَٰلِ ٱللُّؤْلُؤِ ٱلْمَكْنُونِ
٢٣ Si të ishim inxhi të ruajtura.
-
56:24
جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ
٢٤ Shpërblim për atë, që ata punuan.
-
56:25
لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا تَأْثِيمًا
٢٥ Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
-
56:26
إِلَّا قِيلًا سَلَٰمًا سَلَٰمًا
٢٦ Vetëm thënie: selam pas selami.
-
56:27
وَأَصْحَٰبُ ٱلْيَمِينِ مَآ أَصْحَٰبُ ٱلْيَمِينِ
٢٧ E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
-
56:28
فِى سِدْرٍ مَّخْضُودٍ
٢٨ Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
-
56:29
وَطَلْحٍ مَّنضُودٍ
٢٩ Të bananeve me fruta palë-palë.
-
56:30
وَظِلٍّ مَّمْدُودٍ
٣٠ Nën hije të përhershme.
-
56:31
وَمَآءٍ مَّسْكُوبٍ
٣١ Pranë ujit rrjedhës.
-
56:32
وَفَٰكِهَةٍ كَثِيرَةٍ
٣٢ Edhe ndër pemë shumë llojesh.
-
56:33
لَّا مَقْطُوعَةٍ وَلَا مَمْنُوعَةٍ
٣٣ Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
-
56:34
وَفُرُشٍ مَّرْفُوعَةٍ
٣٤ Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
-
56:35
إِنَّآ أَنشَأْنَٰهُنَّ إِنشَآءً
٣٥ Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
-
56:36
فَجَعَلْنَٰهُنَّ أَبْكَارًا
٣٦ Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
-
56:37
عُرُبًا أَتْرَابًا
٣٧ Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
-
56:38
لِّأَصْحَٰبِ ٱلْيَمِينِ
٣٨ (Ato janë) për ata të djathtët.
-
56:39
ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ
٣٩ (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
-
56:40
وَثُلَّةٌ مِّنَ ٱلْـَٔاخِرِينَ
٤٠ Janë shmë nga më të vonshmit.
-
56:41
وَأَصْحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصْحَٰبُ ٱلشِّمَالِ
٤١ E të majtit, ç’është puna e të majtëve?
-
56:42
فِى سَمُومٍ وَحَمِيمٍ
٤٢ Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
-
56:43
وَظِلٍّ مِّن يَحْمُومٍ
٤٣ Dhe në errësirë tymi.
-
56:44
لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ
٤٤ As e freskët e as e këndshme.
-
56:45
إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُتْرَفِينَ
٤٥ Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
-
56:46
وَكَانُوا۟ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلْحِنثِ ٱلْعَظِيمِ
٤٦ Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.
-
56:47
وَكَانُوا۟ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ
٤٧ Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
-
56:48
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلْأَوَّلُونَ
٤٨ A edhe prindërit tanë të hershëm?
-
56:49
قُلْ إِنَّ ٱلْأَوَّلِينَ وَٱلْـَٔاخِرِينَ
٤٩ Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”
-
56:50
لَمَجْمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ
٥٠ Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar!
- Faqja 536
-
56:51
ثُمَّ إِنَّكُمْ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلْمُكَذِّبُونَ
٥١ Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
-
56:52
لَـَٔاكِلُونَ مِن شَجَرٍ مِّن زَقُّومٍ
٥٢ Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!
-
56:53
فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ
٥٣ Prej saj keni për t’i mbushur barqet!
-
56:54
فَشَٰرِبُونَ عَلَيْهِ مِنَ ٱلْحَمِيمِ
٥٤ E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar!
-
56:55
فَشَٰرِبُونَ شُرْبَ ٱلْهِيمِ
٥٥ Do të pini si deveja e etshme!”
-
56:56
هَٰذَا نُزُلُهُمْ يَوْمَ ٱلدِّينِ
٥٦ Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
-
56:57
نَحْنُ خَلَقْنَٰكُمْ فَلَوْلَا تُصَدِّقُونَ
٥٧ Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
-
56:58
أَفَرَءَيْتُم مَّا تُمْنُونَ
٥٨ A më tregoni për farën që e dredhni,
-
56:59
ءَأَنتُمْ تَخْلُقُونَهُۥٓ أَمْ نَحْنُ ٱلْخَٰلِقُونَ
٥٩ A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
-
56:60
نَحْنُ قَدَّرْنَا بَيْنَكُمُ ٱلْمَوْتَ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ
٦٠ Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
-
56:61
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمْثَٰلَكُمْ وَنُنشِئَكُمْ فِى مَا لَا تَعْلَمُونَ
٦١ Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
-
56:62
وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ ٱلنَّشْأَةَ ٱلْأُولَىٰ فَلَوْلَا تَذَكَّرُونَ
٦٢ Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
-
56:63
أَفَرَءَيْتُم مَّا تَحْرُثُونَ
٦٣ A nuk e shihni atë që e mblidhni?
-
56:64
ءَأَنتُمْ تَزْرَعُونَهُۥٓ أَمْ نَحْنُ ٱلزَّٰرِعُونَ
٦٤ A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
-
56:65
لَوْ نَشَآءُ لَجَعَلْنَٰهُ حُطَٰمًا فَظَلْتُمْ تَفَكَّهُونَ
٦٥ Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
-
56:66
إِنَّا لَمُغْرَمُونَ
٦٦ S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
-
56:67
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ
٦٧ Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
-
56:68
أَفَرَءَيْتُمُ ٱلْمَآءَ ٱلَّذِى تَشْرَبُونَ
٦٨ A e shihni ujin që po e pini?
-
56:69
ءَأَنتُمْ أَنزَلْتُمُوهُ مِنَ ٱلْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ ٱلْمُنزِلُونَ
٦٩ A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
-
56:70
لَوْ نَشَآءُ جَعَلْنَٰهُ أُجَاجًا فَلَوْلَا تَشْكُرُونَ
٧٠ Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
-
56:71
أَفَرَءَيْتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِى تُورُونَ
٧١ A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
-
56:72
ءَأَنتُمْ أَنشَأْتُمْ شَجَرَتَهَآ أَمْ نَحْنُ ٱلْمُنشِـُٔونَ
٧٢ A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
-
56:73
نَحْنُ جَعَلْنَٰهَا تَذْكِرَةً وَمَتَٰعًا لِّلْمُقْوِينَ
٧٣ Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).
-
56:74
فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ
٧٤ Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
-
56:75
۞ فَلَآ أُقْسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ
٧٥ Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.
-
56:76
وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٌ لَّوْ تَعْلَمُونَ عَظِيمٌ
٧٦ E ai është betim imadh, sikur ta dini!
- Faqja 537
-
56:77
إِنَّهُۥ لَقُرْءَانٌ كَرِيمٌ
٧٧ Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm.
-
56:78
فِى كِتَٰبٍ مَّكْنُونٍ
٧٨ Është në një libër të ruajtur.
-
56:79
لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلْمُطَهَّرُونَ
٧٩ Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
-
56:80
تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ
٨٠ Është i zbritur prej Zotit të botëve.
-
56:81
أَفَبِهَٰذَا ٱلْحَدِيثِ أَنتُم مُّدْهِنُونَ
٨١ A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni.
-
56:82
وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ
٨٢ Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
-
56:83
فَلَوْلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلْحُلْقُومَ
٨٣ Përse, pra kur arrin shpirti në fyt.
-
56:84
وَأَنتُمْ حِينَئِذٍ تَنظُرُونَ
٨٤ E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet).
-
56:85
وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنكُمْ وَلَٰكِن لَّا تُبْصِرُونَ
٨٥ E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni.
-
56:86
فَلَوْلَآ إِن كُنتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ
٨٦ Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
-
56:87
تَرْجِعُونَهَآ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ
٨٧ (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
-
56:88
فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ
٨٨ E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).
-
56:89
فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ
٨٩ Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
-
56:90
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنْ أَصْحَٰبِ ٱلْيَمِينِ
٩٠ Po në qoftë se është nga të djathtët?
-
56:91
فَسَلَٰمٌ لَّكَ مِنْ أَصْحَٰبِ ٱلْيَمِينِ
٩١ Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet).
-
56:92
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلْمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ
٩٢ E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
-
56:93
فَنُزُلٌ مِّنْ حَمِيمٍ
٩٣ Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
-
56:94
وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ
٩٤ Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
-
56:95
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلْيَقِينِ
٩٥ E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
-
56:96
فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ
٩٦ Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar