Quran Touch

سُورَةُ طه

Sure Taa-Haa

Sure 20 · 135 ajete · Mekase · Xhuzet 16 · Mus-hafi Faqja 312–321 · Hizb 32

Dëgjo suren e plotë Recituesi: Mishary Rashid Alafasy
Aa
Fjalë për fjalë

  1. 20:1
    ۝١

    Ta Ha.

  2. 20:2
    ۝٢

    Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.

  3. 20:3
    ۝٣

    Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.

  4. 20:4
    ۝٤

    Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.

  5. 20:5
    ۝٥

    Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.

  6. 20:6
    ۝٦

    E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka nën dhe.

  7. 20:7
    ۝٧

    Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.

  8. 20:8
    ۝٨

    Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.

  9. 20:9
    ۝٩

    A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?

  10. 20:10
    ۝١٠

    Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.

  11. 20:11
    ۝١١

    E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!

  12. 20:12
    ۝١٢

    Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.

  13. 20:13
    ۝١٣

    Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç’po të shpallet!

  14. 20:14
    ۝١٤

    Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.

  15. 20:15
    ۝١٥

    S’ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t’u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.

  16. 20:16
    ۝١٦

    Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.

  17. 20:17
    ۝١٧

    O Musa, ç’është ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?

  18. 20:18
    ۝١٨

    Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera.

  19. 20:19
    ۝١٩

    Ai (All-llahu) i tha: “Hidh atë, O Musa!”

  20. 20:20
    ۝٢٠

    Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.

  21. 20:21
    ۝٢١

    (All-llahu i) Tha: “Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!”

  22. 20:22
    ۝٢٢

    Dhe, fute dorën tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.

  23. 20:23
    ۝٢٣

    (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.

  24. 20:24
    ۝٢٤

    “Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)”.

  25. 20:25
    ۝٢٥

    Ai (Musai) tha: “Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!

  26. 20:26
    ۝٢٦

    Dhe më lehtëso në këtë punë timen!

  27. 20:27
    ۝٢٧

    Më zgjidh nyjen e gjuhës sime!

  28. 20:28
    ۝٢٨

    Që ta kuptojnë fjalën time!

  29. 20:29
    ۝٢٩

    Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,

  30. 20:30
    ۝٣٠

    Harunin, vëllain tim,

  31. 20:31
    ۝٣١

    Që me të të ma forcosh fuqinë time,

  32. 20:32
    ۝٣٢

    Bëma shok atë në punën time,

  33. 20:33
    ۝٣٣

    Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë,

  34. 20:34
    ۝٣٤

    Dhe të përkujtojnë Ty shpesh.

  35. 20:35
    ۝٣٥

    Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët”.

  36. 20:36
    ۝٣٦

    Ai (All-llahu) tha: “O Musa, t’u dha ajo që kërkove!”

  37. 20:37
    ۝٣٧

    Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tona.

  38. 20:38
    ۝٣٨

    Atëherë kur nënën e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndrushe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).

  39. 20:39
    ۝٣٩

    (Ne i thamë) “Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time”.

  40. 20:40
    ۝٤٠

    Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar”.

  41. 20:41
    ۝٤١

    Dhe Unë të zgodha ty për shpalljen Time.

  42. 20:42
    ۝٤٢

    Shko me argumentet e Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.

  43. 20:43
    ۝٤٣

    Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.

  44. 20:44
    ۝٤٤

    Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.

  45. 20:45
    ۝٤٥

    Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t’i kalojë kufijtë kundër nesh”.

  46. 20:46
    ۝٤٦

    Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç’do t’ju thotë) dhe shoh (ç’do të bën me ju)”.

  47. 20:47
    ۝٤٧

    I shkoni i thuani atij: “Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.

  48. 20:48
    ۝٤٨

    Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”.

  49. 20:49
    ۝٤٩

    Ai (faraoni) tha: “E kush është Zoti i ju dyve, o Musa?”

  50. 20:50
    ۝٥٠

    (Musai) Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?”

  51. 20:51
    ۝٥١

    Ai tha: “Si është gjendja e popjve të mëparshëm?”

  52. 20:52
    ۝٥٢

    Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron”.

  53. 20:53
    ۝٥٣

    (Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.

  54. 20:54
    ۝٥٤

    Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndodhë.

  55. 20:55
    ۝٥٥

    Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.

  56. 20:56
    ۝٥٦

    Ne ia bëmë të mundshme atij t’i shohë të gjitha argumentet Ton, por ai i fënjeu ato dhe i refuzoi.

  57. 20:57
    ۝٥٧

    (Atëherë faraoni) Tha: “O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës tonë (prej Egjiptit)?

  58. 20:58
    ۝٥٨

    Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti”.

  59. 20:59
    ۝٥٩

    (Musai) Tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen para dite”.

  60. 20:60
    ۝٦٠

    Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.

  61. 20:61
    ۝٦١

    Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e t’ju shkatërrojë me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”.

  62. 20:62
    ۝٦٢

    Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).

  63. 20:63
    ۝٦٣

    Ata pastaj (pas bisedës së fshehur) thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t’ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është më i drejti”.

  64. 20:64
    ۝٦٤

    Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që trimfon sot, ai ka arritur suksesin,

  65. 20:65
    ۝٦٥

    Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”

  66. 20:66
    ۝٦٦

    Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).

  67. 20:67
    ۝٦٧

    E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.

  68. 20:68
    ۝٦٨

    Ne i thamë atij: “Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!”

  69. 20:69
    ۝٦٩

    Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.

  70. 20:70
    ۝٧٠

    Atëherë (kur shkopi i Musait i ëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!”

  71. 20:71
    ۝٧١

    Ai (faraoni) tha: “Ai besuat atij para se t’u japë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”

  72. 20:72
    ۝٧٢

    Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bës, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takonjetës së kësaj bote!”

  73. 20:73
    ۝٧٣

    Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!

  74. 20:74
    ۝٧٤

    Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminelë, e ka Xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.

  75. 20:75
    ۝٧٥

    Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.

  76. 20:76
    ۝٧٦

    (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj dhe atydo të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.

  77. 20:77
    ۝٧٧

    Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robtë e Mij, hapu atyre me rrugë të terur në det, e mos ke frikë se do të zënë, a do të fundosësh”.

  78. 20:78
    ۝٧٨

    Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.

  79. 20:79
    ۝٧٩

    Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.

  80. 20:80
    ۝٨٠

    O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe shkurtëza.

  81. 20:81
    ۝٨١

    Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t’u godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.

  82. 20:82
    ۝٨٢

    Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.

  83. 20:83
    ۝٨٣

    Po ty o Musa: “ç’të nguti para popullit tënd?”

  84. 20:84
    ۝٨٤

    Ai u përgjigj: “Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”

  85. 20:85
    ۝٨٥

    Ai (All-llahu) Tha: “Ne sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!”

  86. 20:86
    ۝٨٦

    Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: “O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat të ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?”

  87. 20:87
    ۝٨٧

    Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija”.

  88. 20:88
    ۝٨٨

    E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”.

  89. 20:89
    ۝٨٩

    A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi t’ju sillte ndonjë dobi a dëm.

  90. 20:90
    ۝٩٠

    E Haruni atyre u pat thënë më parë: “O populli im, ju vetëmu sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm”.

  91. 20:91
    ۝٩١

    Ata i thanë: “Ne nuk dp t’i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet Musai!”

  92. 20:92
    ۝٩٢

    Ai (Musai u kthye e) tha: “O Harun ç’të prngoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,

  93. 20:93
    ۝٩٣

    E ti mos u vazhdosh rrugën time? Amos e kundërshtove edhe ti porosinë time?”

  94. 20:94
    ۝٩٤

    Ai (Haruni) tha: “O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: i përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?”

  95. 20:95
    ۝٩٥

    Ai (Musai) tha: “E çka ishte puna jote, o Samirij?”

  96. 20:96
    ۝٩٦

    Tha (Samirija): “Unë pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.

  97. 20:97
    ۝٩٧

    Ai (Musai) tha: “Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”.

  98. 20:98
    ۝٩٨

    I adhurari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.

  99. 20:99
    ۝٩٩

    Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa ngandodhitë që kanë kaluar më heret dhe nga ana jonë të dhamë ty shpalljen plot përkujtime.

  100. 20:100
    ۝١٠٠

    Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur’anit), ai do të bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.

  101. 20:101
    ۝١٠١

    Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.

  102. 20:102
    ۝١٠٢

    Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).

  103. 20:103
    ۝١٠٣

    E ata pëshpërisin mes vete: nuk qëndruat (në dynja) më shumë se nja dhjetë ditë.

  104. 20:104
    ۝١٠٤

    Ne më së miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!”

  105. 20:105
    ۝١٠٥

    Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bëjë thërrime të shpërndara”.

  106. 20:106
    ۝١٠٦

    Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.

  107. 20:107
    ۝١٠٧

    E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.

  108. 20:108
    ۝١٠٨

    Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit. e nuk do t’i largohen atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.

  109. 20:109
    ۝١٠٩

    Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka lejuar i Gjithmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.

  110. 20:110
    ۝١١٠

    Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshij ate.

  111. 20:111
    ۝١١١

    E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përlen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.

  112. 20:112
    ۝١١٢

    Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).

  113. 20:113
    ۝١١٣

    Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellë atyre përvojë mësimi.

  114. 20:114
    ۝١١٤

    I lartë është All-llahu, Sundue i vërtetë. Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”

  115. 20:115
    ۝١١٥

    Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra re ai nuk gjetën vendosmëri.

  116. 20:116
    ۝١١٦

    Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi”.

  117. 20:117
    ۝١١٧

    E Ne i thamë: “O Adem ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”.

  118. 20:118
    ۝١١٨

    Ti aty (në Xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.

  119. 20:119
    ۝١١٩

    Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.

  120. 20:120
    ۝١٢٠

    Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të treoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!”

  121. 20:121
    ۝١٢١

    Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër Xhennet, dh kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe gaboi.

  122. 20:122
    ۝١٢٢

    Mandej Zoti i vet atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).

  123. 20:123
    ۝١٢٣

    Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)”.

  124. 20:124
    ۝١٢٤

    E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.

  125. 20:125
    ۝١٢٥

    Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, prse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”

  126. 20:126
    ۝١٢٦

    Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”.

  127. 20:127
    ۝١٢٧

    Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.

  128. 20:128
    ۝١٢٨

    A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.

  129. 20:129
    ۝١٢٩

    E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Zoti yt, dënimi do t’i kapte ata.

  130. 20:130
    ۝١٣٠

    Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).

  131. 20:131
    ۝١٣١

    Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.

  132. 20:132
    ۝١٣٢

    Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.

  133. 20:133
    ۝١٣٣

    Ata thanë: “përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur’an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme”.

  134. 20:134
    ۝١٣٤

    Dhe sikur t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kur’anin) ata do të thonin: “Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t’iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim”.

  135. 20:135
    ۝١٣٥

    Thuaj: “Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën”.

Përkthimi: Sherif Ahmeti (Sherif Ahmeti) — Burimi: Tanzil.net

Lexoni në gjuhë të tjera

EnglishالعربيةবাংলাاردوBahasa IndonesiaTürkçeFrançaisBahasa MelayuفارسیNederlandsHausaРусскийKiswahili中文ไทย