-
85:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْبُرُوجِ
١ Pasha qiellin me plot yje,
-
85:2
وَٱلْيَوْمِ ٱلْمَوْعُودِ
٢ Pasha ditën e premtuar,
-
85:3
وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ
٣ Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
-
85:4
قُتِلَ أَصْحَٰبُ ٱلْأُخْدُودِ
٤ Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
-
85:5
ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلْوَقُودِ
٥ Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
-
85:6
إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ
٦ Kur ata rrinin ulur rreth tij,
-
85:7
وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ
٧ Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
-
85:8
وَمَا نَقَمُوا۟ مِنْهُمْ إِلَّآ أَن يُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ
٨ E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
-
85:9
ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ
٩ Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
-
85:10
إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُوا۟ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا۟ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ
١٠ Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
-
85:11
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمْ جَنَّٰتٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْكَبِيرُ
١١ Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
-
85:12
إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ
١٢ Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
-
85:13
إِنَّهُۥ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ
١٣ Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
-
85:14
وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلْوَدُودُ
١٤ Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
-
85:15
ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ
١٥ Është i zoti i Arshit, të madhëruar!
-
85:16
فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ
١٦ E punon atë që dëshiron.
-
85:17
هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلْجُنُودِ
١٧ A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
-
85:18
فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ
١٨ Të faraonit dhe të Thmeudit?
-
85:19
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى تَكْذِيبٍ
١٩ Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
-
85:20
وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطٌۢ
٢٠ Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!
-
85:21
بَلْ هُوَ قُرْءَانٌ مَّجِيدٌ
٢١ Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.
-
85:22
فِى لَوْحٍ مَّحْفُوظٍۭ
٢٢ Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).