Quran Touch

سُورَةُ الزخرف

Sure Az-Zukhruf

Sure 43 · 89 ajete · Mekase · Xhuzet 25 · Mus-hafi Faqja 489–495 · Hizb 49–50

Dëgjo suren e plotë Recituesi: Mishary Rashid Alafasy
Aa
Fjalë për fjalë

  1. 43:1
    ۝١

    Ha, Mimë.

  2. 43:2
    ۝٢

    Pasha librin (Kur’anin) sqarues!

  3. 43:3
    ۝٣

    S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.

  4. 43:4
    ۝٤

    Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.

  5. 43:5
    ۝٥

    A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t’ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?

  6. 43:6
    ۝٦

    E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!

  7. 43:7
    ۝٧

    Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.

  8. 43:8
    ۝٨

    Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kur’an).

  9. 43:9
    ۝٩

    Nëse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe tokën?” Me siguri do të thonë: “Ato i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!”

  10. 43:10
    ۝١٠

    Ai që tokën e bëri djep për ju dhe u mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).

  11. 43:11
    ۝١١

    Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);

  12. 43:12
    ۝١٢

    Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.

  13. 43:13
    ۝١٣

    Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.

  14. 43:14
    ۝١٤

    Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!”

  15. 43:15
    ۝١٥

    Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tilë njëmend është mohues i hapët.

  16. 43:16
    ۝١٦

    A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?

  17. 43:17
    ۝١٧

    E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma.

  18. 43:18
    ۝١٨

    A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?

  19. 43:19
    ۝١٩

    Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.

  20. 43:20
    ۝٢٠

    Ata pastaj thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t’i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë”.

  21. 43:21
    ۝٢١

    A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur’anit), e ata i përmbahen atij?

  22. 43:22
    ۝٢٢

    Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”.

  23. 43:23
    ۝٢٣

    Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”.

  24. 43:24
    ۝٢٤

    Ai tha: “A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!”

  25. 43:25
    ۝٢٥

    Atëherë Ne ndërmorrëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.

  26. 43:26
    ۝٢٦

    (Pëërkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhroni ju,

  27. 43:27
    ۝٢٧

    përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!”

  28. 43:28
    ۝٢٨

    Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.

  29. 43:29
    ۝٢٩

    Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.

  30. 43:30
    ۝٣٠

    Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk besojmë!”

  31. 43:31
    ۝٣١

    Pastaj thanë: “Përse të mos ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”

  32. 43:32
    ۝٣٢

    A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.

  33. 43:33
    ۝٣٣

    E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë që nuk feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim ppulazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin.

  34. 43:34
    ۝٣٤

    E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.

  35. 43:35
    ۝٣٥

    Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.

  36. 43:36
    ۝٣٦

    Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.

  37. 43:37
    ۝٣٧

    E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.

  38. 43:38
    ۝٣٨

    E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!”

  39. 43:39
    ۝٣٩

    Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t’ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.

  40. 43:40
    ۝٤٠

    A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?

  41. 43:41
    ۝٤١

    E, nëse të tërheqim ty (të marrim jetën ose të shpërngulim), ngase Nr kemi fuqi kundër tyre.

  42. 43:42
    ۝٤٢

    Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre.

  43. 43:43
    ۝٤٣

    Andaj, ti përmbaju asaj që të shap;; et, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.

  44. 43:44
    ۝٤٤

    Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.

  45. 43:45
    ۝٤٥

    E ti, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota tjerë?

  46. 43:46
    ۝٤٦

    Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!”

  47. 43:47
    ۝٤٧

    E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to.

  48. 43:48
    ۝٤٨

    Dhe Ne nuk u treguam asnjë mreklli (ndëshkuese) që nuk ishin të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.

  49. 43:49
    ۝٤٩

    De ata thanë: “O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd që të ka dhënë (të na largojë dënimin) se ne po besojmë!”

  50. 43:50
    ۝٥٠

    E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën.

  51. 43:51
    ۝٥١

    Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?”

  52. 43:52
    ۝٥٢

    Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet!

  53. 43:53
    ۝٥٣

    përse nuk i janë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?

  54. 43:54
    ۝٥٤

    Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.

  55. 43:55
    ۝٥٥

    Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.

  56. 43:56
    ۝٥٦

    Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.

  57. 43:57
    ۝٥٧

    Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën.

  58. 43:58
    ۝٥٨

    Dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?” Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë.

  59. 43:59
    ۝٥٩

    Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.

  60. 43:60
    ۝٦٠

    Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëjt që do t’ju zëvendësonin në tokë.

  61. 43:61
    ۝٦١

    E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e drejtë.

  62. 43:62
    ۝٦٢

    E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.

  63. 43:63
    ۝٦٣

    Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erfha t’ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!

  64. 43:64
    ۝٦٤

    S’ka dyshim, se All-llahu është Ai Zoti juaj, andajAtë adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!”

  65. 43:65
    ۝٦٥

    Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme.

  66. 43:66
    ۝٦٦

    Nuk presim tjetër ato (grupe) përveç katastrofë t’u vijë befas duke mos e hetuar fare.

  67. 43:67
    ۝٦٧

    Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.

  68. 43:68
    ۝٦٨

    (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!”

  69. 43:69
    ۝٦٩

    (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet dhe ishin myslimanë.

  70. 43:70
    ۝٧٠

    Hyni në Xhennete, ju she gratë tuaja, të gëzuar!

  71. 43:71
    ۝٧١

    Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojnë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.

  72. 43:72
    ۝٧٢

    E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar.

  73. 43:73
    ۝٧٣

    Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.

  74. 43:74
    ۝٧٤

    Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit.

  75. 43:75
    ۝٧٥

    Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar.

  76. 43:76
    ۝٧٦

    Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.

  77. 43:77
    ۝٧٧

    Dhe ata thërrasin: “O malik, le të në e marrë shpirtin Zoti yt!” ai thitë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!”

  78. 43:78
    ۝٧٨

    Ne u patëm sjellë të vërteën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vëtetës.

  79. 43:79
    ۝٧٩

    A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemivendosur (ta ndihmojmë).

  80. 43:80
    ۝٨٠

    A mendojnë se Ne nuk dërguam ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjomë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.

  81. 43:81
    ۝٨١

    Thuaj: “Sikurse Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!”

  82. 43:82
    ۝٨٢

    Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga aji që ata i përshkruajnë.

  83. 43:83
    ۝٨٣

    Po ti, lëri ata të zhyten edhe më thellë derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.

  84. 43:84
    ۝٨٤

    AI është që në qiell është All-llahu dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.

  85. 43:85
    ۝٨٥

    I lartësuar qoftë Ai, që në sundimin e qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.

  86. 43:86
    ۝٨٦

    Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetsojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.

  87. 43:87
    ۝٨٧

    Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, ia kthejnë shpinën?

  88. 43:88
    ۝٨٨

    (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): “O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!”

  89. 43:89
    ۝٨٩

    (E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, thuaj: “Qofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!”

Përkthimi: Sherif Ahmeti (Sherif Ahmeti) — Burimi: Tanzil.net

Lexoni në gjuhë të tjera

EnglishالعربيةবাংলাاردوBahasa IndonesiaTürkçeFrançaisBahasa MelayuفارسیNederlandsHausaРусскийKiswahili中文ไทย