-
54:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱقْتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلْقَمَرُ
١ Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
-
54:2
وَإِن يَرَوْا۟ ءَايَةً يُعْرِضُوا۟ وَيَقُولُوا۟ سِحْرٌ مُّسْتَمِرٌّ
٢ Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”
-
54:3
وَكَذَّبُوا۟ وَٱتَّبَعُوٓا۟ أَهْوَآءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُّسْتَقِرٌّ
٣ Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.
-
54:4
وَلَقَدْ جَآءَهُم مِّنَ ٱلْأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ
٤ Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
-
54:5
حِكْمَةٌۢ بَٰلِغَةٌ ۖ فَمَا تُغْنِ ٱلنُّذُرُ
٥ Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
-
54:6
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَىْءٍ نُّكُرٍ
٦ Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
- Faqja 529
-
54:7
خُشَّعًا أَبْصَٰرُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ ٱلْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُّنتَشِرٌ
٧ Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.
-
54:8
مُّهْطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِ ۖ يَقُولُ ٱلْكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌ
٨ Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.
-
54:9
۞ كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ فَكَذَّبُوا۟ عَبْدَنَا وَقَالُوا۟ مَجْنُونٌ وَٱزْدُجِرَ
٩ Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim.
-
54:10
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَغْلُوبٌ فَٱنتَصِرْ
١٠ E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
-
54:11
فَفَتَحْنَآ أَبْوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٍ مُّنْهَمِرٍ
١١ Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
-
54:12
وَفَجَّرْنَا ٱلْأَرْضَ عُيُونًا فَٱلْتَقَى ٱلْمَآءُ عَلَىٰٓ أَمْرٍ قَدْ قُدِرَ
١٢ Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar.
-
54:13
وَحَمَلْنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَٰحٍ وَدُسُرٍ
١٣ E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
-
54:14
تَجْرِى بِأَعْيُنِنَا جَزَآءً لِّمَن كَانَ كُفِرَ
١٤ Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
-
54:15
وَلَقَد تَّرَكْنَٰهَآ ءَايَةً فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ
١٥ Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
-
54:16
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ
١٦ E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
-
54:17
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ
١٧ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim?
-
54:18
كَذَّبَتْ عَادٌ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ
١٨ Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
-
54:19
إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِى يَوْمِ نَحْسٍ مُّسْتَمِرٍّ
١٩ Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë.
-
54:20
تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ مُّنقَعِرٍ
٢٠ I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
-
54:21
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ
٢١ Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
-
54:22
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ
٢٢ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
-
54:23
كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ
٢٣ Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
-
54:24
فَقَالُوٓا۟ أَبَشَرًا مِّنَّا وَٰحِدًا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذًا لَّفِى ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ
٢٤ E thamë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!”
-
54:25
أَءُلْقِىَ ٱلذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنۢ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ
٢٥ A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
-
54:26
سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَّنِ ٱلْكَذَّابُ ٱلْأَشِرُ
٢٦ Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
-
54:27
إِنَّا مُرْسِلُوا۟ ٱلنَّاقَةِ فِتْنَةً لَّهُمْ فَٱرْتَقِبْهُمْ وَٱصْطَبِرْ
٢٧ Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.
- Faqja 530
-
54:28
وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ ٱلْمَآءَ قِسْمَةٌۢ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍ مُّحْتَضَرٌ
٢٨ Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
-
54:29
فَنَادَوْا۟ صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ
٢٩ Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
-
54:30
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ
٣٠ E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
-
54:31
إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةً وَٰحِدَةً فَكَانُوا۟ كَهَشِيمِ ٱلْمُحْتَظِرِ
٣١ Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).
-
54:32
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ
٣٢ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
-
54:33
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍۭ بِٱلنُّذُرِ
٣٣ Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
-
54:34
إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ ۖ نَّجَّيْنَٰهُم بِسَحَرٍ
٣٤ Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
-
54:35
نِّعْمَةً مِّنْ عِندِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِى مَن شَكَرَ
٣٥ (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
-
54:36
وَلَقَدْ أَنذَرَهُم بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا۟ بِٱلنُّذُرِ
٣٦ Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
-
54:37
وَلَقَدْ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيْفِهِۦ فَطَمَسْنَآ أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ
٣٧ Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
-
54:38
وَلَقَدْ صَبَّحَهُم بُكْرَةً عَذَابٌ مُّسْتَقِرٌّ
٣٨ E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
-
54:39
فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ
٣٩ Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
-
54:40
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ
٤٠ Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
-
54:41
وَلَقَدْ جَآءَ ءَالَ فِرْعَوْنَ ٱلنُّذُرُ
٤١ Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje.
-
54:42
كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَٰهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍ مُّقْتَدِرٍ
٤٢ Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
-
54:43
أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِّنْ أُو۟لَٰٓئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَآءَةٌ فِى ٱلزُّبُرِ
٤٣ A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
-
54:44
أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌ مُّنتَصِرٌ
٤٤ A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”
-
54:45
سَيُهْزَمُ ٱلْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ
٤٥ Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
-
54:46
بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَٱلسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ
٤٦ Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
-
54:47
إِنَّ ٱلْمُجْرِمِينَ فِى ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ
٤٧ S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
-
54:48
يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِى ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا۟ مَسَّ سَقَرَ
٤٨ Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuanie dënimin Sekar”. (emër i një Xhehennemi).
-
54:49
إِنَّا كُلَّ شَىْءٍ خَلَقْنَٰهُ بِقَدَرٍ
٤٩ Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
- Faqja 531
-
54:50
وَمَآ أَمْرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٌ كَلَمْحٍۭ بِٱلْبَصَرِ
٥٠ Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
-
54:51
وَلَقَدْ أَهْلَكْنَآ أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ
٥١ Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
-
54:52
وَكُلُّ شَىْءٍ فَعَلُوهُ فِى ٱلزُّبُرِ
٥٢ Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
-
54:53
وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُّسْتَطَرٌ
٥٣ Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
-
54:54
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍ وَنَهَرٍ
٥٤ Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.
-
54:55
فِى مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍۭ
٥٥ Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).