Quran Touch

سُورَةُ الطور

Sure At-Tur

Sure 52 · 49 ajete · Mekase · Xhuzet 27 · Mus-hafi Faqja 523–525 · Hizb 53

Dëgjo suren e plotë Recituesi: Mishary Rashid Alafasy
Aa
Fjalë për fjalë

  1. 52:1
    ۝١

    Pasha Turin.

  2. 52:2
    ۝٢

    Dhe librin e shkruar në rreshta.

  3. 52:3
    ۝٣

    Në lëkurë të shtrirë.

  4. 52:4
    ۝٤

    Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).

  5. 52:5
    ۝٥

    Pasha kulmin e ngritur (qiellin).

  6. 52:6
    ۝٦

    Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).

  7. 52:7
    ۝٧

    Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë.

  8. 52:8
    ۝٨

    Atë nuk ka kush që mund ta largojë.

  9. 52:9
    ۝٩

    Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.

  10. 52:10
    ۝١٠

    Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.

  11. 52:11
    ۝١١

    Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.

  12. 52:12
    ۝١٢

    Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.

  13. 52:13
    ۝١٣

    Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.

  14. 52:14
    ۝١٤

    Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.

  15. 52:15
    ۝١٥

    A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dynja).

  16. 52:16
    ۝١٦

    Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.

  17. 52:17
    ۝١٧

    Ata të devitshmit janë në kopshte e në begati.

  18. 52:18
    ۝١٨

    Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.

  19. 52:19
    ۝١٩

    (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë.

  20. 52:20
    ۝٢٠

    Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.

  21. 52:21
    ۝٢١

    E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.

  22. 52:22
    ۝٢٢

    Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.

  23. 52:23
    ۝٢٣

    Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.

  24. 52:24
    ۝٢٤

    Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.

  25. 52:25
    ۝٢٥

    Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).

  26. 52:26
    ۝٢٦

    (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.

  27. 52:27
    ۝٢٧

    E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.

  28. 52:28
    ۝٢٨

    Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”.

  29. 52:29
    ۝٢٩

    Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotiti tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.

  30. 52:30
    ۝٣٠

    E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.

  31. 52:31
    ۝٣١

    Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”.

  32. 52:32
    ۝٣٢

    A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?

  33. 52:33
    ۝٣٣

    A mo ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë.

  34. 52:34
    ۝٣٤

    Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.

  35. 52:35
    ۝٣٥

    A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?

  36. 52:36
    ۝٣٦

    A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.

  37. 52:37
    ۝٣٧

    A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?

  38. 52:38
    ۝٣٨

    A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Prra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!

  39. 52:39
    ۝٣٩

    A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?

  40. 52:40
    ۝٤٠

    A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar mga tagri?

  41. 52:41
    ۝٤١

    A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?

  42. 52:42
    ۝٤٢

    A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk beuan bijnë vetë në kurth.

  43. 52:43
    ۝٤٣

    A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.

  44. 52:44
    ۝٤٤

    Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është e re e dendur!”

  45. 52:45
    ۝٤٥

    Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.

  46. 52:46
    ۝٤٦

    Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi sgjë e as do të ndihmohen.

  47. 52:47
    ۝٤٧

    Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa si (kijameti), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.

  48. 52:48
    ۝٤٨

    Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!

  49. 52:49
    ۝٤٩

    Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më.

Përkthimi: Sherif Ahmeti (Sherif Ahmeti) — Burimi: Tanzil.net

Lexoni në gjuhë të tjera

EnglishالعربيةবাংলাاردوBahasa IndonesiaTürkçeFrançaisBahasa MelayuفارسیNederlandsHausaРусскийKiswahili中文ไทย