-
51:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرْوًا
١ Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
-
51:2
فَٱلْحَٰمِلَٰتِ وِقْرًا
٢ Për retë që e bartin shiun e rëndë.
-
51:3
فَٱلْجَٰرِيَٰتِ يُسْرًا
٣ Për anijet që lundrojnë lehtë.
-
51:4
فَٱلْمُقَسِّمَٰتِ أَمْرًا
٤ Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
-
51:5
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ
٥ S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
-
51:6
وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌ
٦ Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
- Faqja 521
-
51:7
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْحُبُكِ
٧ Për qiellin plot rrugë.
-
51:8
إِنَّكُمْ لَفِى قَوْلٍ مُّخْتَلِفٍ
٨ Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
-
51:9
يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ
٩ Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
-
51:10
قُتِلَ ٱلْخَرَّٰصُونَ
١٠ Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
-
51:11
ٱلَّذِينَ هُمْ فِى غَمْرَةٍ سَاهُونَ
١١ Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
-
51:12
يَسْـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلدِّينِ
١٢ E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”
-
51:13
يَوْمَ هُمْ عَلَى ٱلنَّارِ يُفْتَنُونَ
١٣ Dita kur ata digjen në zjarr.
-
51:14
ذُوقُوا۟ فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تَسْتَعْجِلُونَ
١٤ Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
-
51:15
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ
١٥ Të devotshmit janë në kopshte e burime.
-
51:16
ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ
١٦ Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
-
51:17
كَانُوا۟ قَلِيلًا مِّنَ ٱلَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ
١٧ Ata qenë të cilët pak flinin natën.
-
51:18
وَبِٱلْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
١٨ Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
-
51:19
وَفِىٓ أَمْوَٰلِهِمْ حَقٌّ لِّلسَّآئِلِ وَٱلْمَحْرُومِ
١٩ Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
-
51:20
وَفِى ٱلْأَرْضِ ءَايَٰتٌ لِّلْمُوقِنِينَ
٢٠ Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
-
51:21
وَفِىٓ أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ
٢١ Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
-
51:22
وَفِى ٱلسَّمَآءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ
٢٢ E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
-
51:23
فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ لَحَقٌّ مِّثْلَ مَآ أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ
٢٣ Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
-
51:24
هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ ٱلْمُكْرَمِينَ
٢٤ A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
-
51:25
إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًا ۖ قَالَ سَلَٰمٌ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ
٢٥ Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”
-
51:26
فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجْلٍ سَمِينٍ
٢٦ Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
-
51:27
فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ
٢٧ Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
-
51:28
فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۖ قَالُوا۟ لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍ
٢٨ Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
-
51:29
فَأَقْبَلَتِ ٱمْرَأَتُهُۥ فِى صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ
٢٩ E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
-
51:30
قَالُوا۟ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْعَلِيمُ
٣٠ Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.
- Xhuzet 27 Faqja 522
-
51:31
۞ قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ
٣١ Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
-
51:32
قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ
٣٢ Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”
-
51:33
لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن طِينٍ
٣٣ Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
-
51:34
مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ
٣٤ (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
-
51:35
فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ
٣٥ Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
-
51:36
فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍ مِّنَ ٱلْمُسْلِمِينَ
٣٦ Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
-
51:37
وَتَرَكْنَا فِيهَآ ءَايَةً لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ
٣٧ Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
-
51:38
وَفِى مُوسَىٰٓ إِذْ أَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ
٣٨ (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
-
51:39
فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
٣٩ E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”
-
51:40
فَأَخَذْنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ
٤٠ E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
-
51:41
وَفِى عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلْعَقِيمَ
٤١ Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
-
51:42
مَا تَذَرُ مِن شَىْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَٱلرَّمِيمِ
٤٢ E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.
-
51:43
وَفِى ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا۟ حَتَّىٰ حِينٍ
٤٣ Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.
-
51:44
فَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ
٤٤ E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
-
51:45
فَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ مِن قِيَامٍ وَمَا كَانُوا۟ مُنتَصِرِينَ
٤٥ Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.
-
51:46
وَقَوْمَ نُوحٍ مِّن قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا فَٰسِقِينَ
٤٦ Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
-
51:47
وَٱلسَّمَآءَ بَنَيْنَٰهَا بِأَيْي۟دٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ
٤٧ Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
-
51:48
وَٱلْأَرْضَ فَرَشْنَٰهَا فَنِعْمَ ٱلْمَٰهِدُونَ
٤٨ Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
-
51:49
وَمِن كُلِّ شَىْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
٤٩ Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).
-
51:50
فَفِرُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
٥٠ Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
-
51:51
وَلَا تَجْعَلُوا۟ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
٥١ E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.
- Faqja 523
-
51:52
كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
٥٢ Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”
-
51:53
أَتَوَاصَوْا۟ بِهِۦ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ
٥٣ A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
-
51:54
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍ
٥٤ Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
-
51:55
وَذَكِّرْ فَإِنَّ ٱلذِّكْرَىٰ تَنفَعُ ٱلْمُؤْمِنِينَ
٥٥ Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
-
51:56
وَمَا خَلَقْتُ ٱلْجِنَّ وَٱلْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
٥٦ Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
-
51:57
مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ
٥٧ Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
-
51:58
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ
٥٨ All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.
-
51:59
فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ذَنُوبًا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَٰبِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ
٥٩ S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
-
51:60
فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن يَوْمِهِمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ
٦٠ Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!